Blinken në bisedë telefonike me ministren bullgare Gabriel
- Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken ka realizuar një bisedë telefonike me ministren bullgare të Punëve të Jashtme, Maria Gabriel dhe e uroi atë për emërimin e saj në këtë detyrë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit në faqen e tij të internetit.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:48, 9 gusht, 2023

Uashington, 9 gusht 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken ka realizuar një bisedë telefonike me ministren bullgare të Punëve të Jashtme, Maria Gabriel dhe e uroi atë për emërimin e saj në këtë detyrë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit në faqen e tij të internetit.
Të dy dje diskutuan nevojën për ndihmë të vazhdueshme të sigurisë për Ukrainën nga aleatët dhe partnerët, si dhe në përpjekjet e vazhdueshme për të diversifikuar burimet e energjisë drejt furnizimeve dhe teknologjive më të pastra, më të sigurta.
Entoni Blinken dhe Maria Gabriel, gjithashtu, theksuan rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në rajon. qa/mb/