• e martë, 26 nëntor 2024

Blinken: Me testet e raketave, Koreja e Veriut rrezikon një izolim më të madh

Blinken: Me testet e raketave, Koreja e Veriut rrezikon një izolim më të madh
Santiago, 5 tetor 2022 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, paralajmëroi sot se Koreja e Veriut rrezikon një dënim dhe izolim ende më të madh nga komuniteti ndërkombëtar nëse vazhdon me provokimet e saj, pasi që dje lëshoi ​​një raketë balistike mbi Japoninë. "Nëse ata vazhdojnë në këtë rrugë, kjo vetëm do të rrisë dënimin, do të rrisë izolimin, do të rrisë hapat e ndërmarrë si përgjigje e veprimeve të tyre", tha Blinken në një konferencë për shtyp në Kili.

Mëngjesin e djeshëm, Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë balistike që fluturoi mbi territorin e Japonisë, për herë të parë pas pesë vitesh. Raketa kaloi territorin japonez dhe ra në Oqeanin Paqësor.

Ishte hera e parë që nga viti 2017 që një raketë ishte lëshuar në atë drejtim dhe Japonia kumtoi se ishte ndoshta distanca më e gjatë e përshkuar nga një raketë e Koresë së Veriut, prej 4600 kilometra. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR