• e diel, 22 dhjetor 2024

Blinkeni mbërrin në Ramallah për një takim me presidentin palestinez Abas

Blinkeni mbërrin në Ramallah për një takim me presidentin palestinez Abas

Ramalhah, 10 janar 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinkeni sot ka mbërritur në Ramallah të Bregut Perëndimor, ku do të takohet me presidentin palestinez Mahmud Abas. 

Blinkeni kaloi postblloqet izraelite për të arritur në kryeqytetin de fakto palestinez, Ramallah, sipas gazetarëve të cilët udhëtojnë me diplomatin amerikan. 

Mbrëmë u paralajmërua se Blinkeni do të bisedojë me Abasin për përgjegjësitë e Autoritetit Palestinez për të reformuar dhe përmirësuar qeverisjen e saj, si reflektim të qëndrimit të Uashingtonit se Abasi (88) duhet të ndryshojë organizatën në përgatitje për menaxhimin e Gazës së pasluftës.

Autoriteti Palestinez, e cila zbaton një vetëqeverisje të kufizuar në disa zona të Bregut Perëndimor të pushtuar, mbetet shpresa më e mirë për një qeveri të bashkuar palestineze si në Gazë ashtu edhe në Bregun Perëndimor.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja për një shtet palestinez në territorin e pushtuar tani nga Izraeli dështuan gati një dekadë më parë. Udhëheqësit e krahut të djathtë në koalicionin aktual qeverisës të Izraelit kundërshtojnë shtetësinë palestineze.

Vizita e Blinkenit erdhi një ditë pas bisedimeve të djeshme me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe me kabinetin e tij ushtarak të Izraelit me Hamasin, tensionet rajonale dhe e ardhmja e konfliktit izraelito-palestinez.

Në konferencën e djeshme, Blinkeni nuk pranoi të përshkruante se si Netanjahu dhe kabineti i tij iu përgjigjën thirrjes së tij për një shtet palestinez. Ai tha se Izraeli do të duhet të sjellë "vendime të vështira, zgjedhje të vështira" për ta shfrytëzuar mundësinë që ofron integrim rajonal.

Blinkeni, i cili është në një turne rajonal për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në Gazë në rajonin më të gjerë, pritet që pas takimit me Abasin, të shkojë në qytetin jordanez Akaba për të marrë pjesë në samitin me mbretin jordanez Abdullahu i Dytë dhe presidentin egjiptian Abdel Fatah al-Sisi.

Janë planifikuar diskutimet për situatën në Gazë, ku si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë më shumë se 23.000 palestinezë. qa

 

 

 

фото: 

QËNDRONI TË LIDHUR