• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken: Kina ka marrë vendim që t’i përforcojë presionet ndaj Tajvanit

Blinken: Kina ka marrë vendim që t’i përforcojë presionet ndaj Tajvanit

Uashington, 26 tetor 2022 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken theksoi se Kina ka vlerësuar se “status-kuoja” aktuale lidhur me çështjen e Tajvanit “më nuk është e pranueshme” dhe se nevojitet t’i përforcojë presionet e saj ndaj Tajvanit.

Në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në tubimin e organizuar nga agjencia “Blumberg”, Blinken tha se SHBA-ja nuk është në luftë të ftohtë me Kinën, por janë të vendosur në mbrojtjen e interesave të tyre.

Shefi i diplomacisë amerikane tha se Uashingtoni e vlerëson ndihmën e Arabisë Saudite për Ukrainën dhe vota e saj në KB kundër anektimit rus të territoreve ukrainase, por në të njëjtën kohë tha se ky nuk është kompensim i mjaftueshëm për përkrahjen që Riadi e dha në vendimin e “OPEK+” për zvogëlimin e prodhimit ditor të naftës. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR