• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Blinken: Jam i bindur për përparimin e Suedisë drejt anëtarësimit në NATO pas vizitës në Ankara

Blinken: Jam i bindur për përparimin e Suedisë drejt anëtarësimit në NATO pas vizitës në Ankara

Ankara, 6 nëntor 2023 (MIA) -  Sekratari shtetëror amerikan, Entoni Blinken sot njoftoi se ështi i bindur që do të ketë përparim në lidhje me kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO, pasi foli me homologun e tij turk në Ankara.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nënshkroi protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe e dorëzoi në Mexhlis muajin e kaluar, pasi këtë e shtyu për muaj të tërë.

Dokumenti duhet të miratohet nga komisioni parlamentar i punëve të jashtme përpara se të votohet në seancë plenare, pas çka Erdogani do ta nënshkruajë atë.

"Jam i bindur se do të shohim përparim në këtë çështje", u tha Blinkeni gazetarëve në aeroport përpara se të largohej nga Ankaraja. Ai iu përgjigj pyetjes së një gazetari nëse Turqia ka dhënë garanci se do të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Sipas Blinkenit, SHBA-ja është shumë e inkurajuar nga fakti që Erdogani dorëzoi protokollin e miratimit në Parlament. Sipas tij, ekziston një "angazhim i përbashkët" nga ana e Ankarasë dhe Uashingtonit se Suedia do të anëtarësohet në Aleancë.

"Unë pres që ne do ta shohim se ajo bëhet realitet", tha sekretari amerikan i shtetit.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për tu anëtarësuar në NATO vitin e kaluar për të forcuar sigurinë e tyre pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Anëtarësimi i Finlandës u bë realitet në prill, por ai i Suedisë u bllokua nga Turqia dhe Hungaria. si/ fc/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR