• e premte, 05 korrik 2024

Blinken i shprehu ngushëllime Abasit për viktimat në spitalin në Gazë

Blinken i shprehu ngushëllime Abasit për viktimat në spitalin në Gazë

Uashington, 18 tetor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken pati një bisedë telefonike me presidentin palestinez Mahmud Abas për të shprehur ngushëllimet e tij për viktimat në shpërthimin në spitalin në Gazë dhe për të shprehur mbështetjen për aspiratat legjitime të palestinezëve, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.

Blinken, i cili gjendet në turne në Lindjen e Afërt, mbrëmë vonë pas sulmit në spitalin Al Ahli bisedoi në telefon me Abasin, disa orë pasi e ka takuar personalisht në Aman.

"Blinken e thirri Abasin për të shprehur ngushëllimet e tij më të thella për jetët e humbura të civilëve nga shpërthimi në spital", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler.

Miler shtoi se Blinkeni ka shprehur mbështetjen e vazhdueshme amerikane për popullin palestinez, duke theksuar se terroristët e Hamasit nuk përfaqësojnë palestinezët apo aspiratat e tyre legjitime për vetëvendosje dhe masa të barabarta të dinjitetit, lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. ms/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR