• e premte, 21 shkurt 2025

Blinken i bindur se zbatimi i armëpushimit në Gazë do të fillojë të dielën

Blinken i bindur se zbatimi i armëpushimit në Gazë do të fillojë të dielën

Uashington, 16 janar 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken ka shprehur bindje se zbatimi i armëpushimit në Gazë do të fillojë të dielën, pasi Izraeli e shtyu votimin në qeveri dhe e akuzoi Hamasin për "mosrespektim".

"Jam i bindur plotësisht dhe pres se implenentimi do të fillojë, siç informuam, të dielën", tha Blinken në konferencën lamtumirëse për shtyp, të mbajtur sot.

Blinken tha se ai dhe përfaqësues tjerë të administratës së presidentit Xho Bajden, e cila e përfundon mandatin të hënën, me telefon kanë biseduar për tentimin për zgjidhje të çështjeve të armëpushimit, të publikuar të mërkurën përmes ndërmjetësuesit Katar. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR