• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Blinken foli me Kuleban për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës

Blinken foli me Kuleban për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës

Londër, 20 qershor 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken, theksoi sot mbështetjen e SHBA-së për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë përmes platformës së koordinimit të donatorëve me shumë agjenci.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara të punojnë me sektorin privat për të modernizuar dhe rigjallëruar Ukrainën," tha Blinken gjatë një takimi në Londër me ministrin ukrainas të Punëve të Jashtme, Dmitro Kuleba në margjinat e një konference për rindërtimin e Ukrainës.

Sipas Departamentit të Shtetit, ata diskutuan nevojën që Ukraina të vazhdojë zbatimin e reformave që synojnë krijimin e një mjedisi për investime dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR