• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Blinken e përfundoi vizitën dyditore në Kinë: Raund i sinqertë, konstruktiv i bisedimeve me udhëheqjen

Blinken e përfundoi vizitën dyditore në Kinë: Raund i sinqertë, konstruktiv i bisedimeve me udhëheqjen

Pekin, 19 qershor 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken, sot e përfundoi vizitën e tij dyditore në Kinë me takime me zyrtarë të lartë kinezë.

“Një raund i sinqertë, konstruktiv i bisedimeve me udhëheqjen e Kinës ka përfunduar. Marrëdhënia midis SHBA-së dhe Republikës Popullore të Kinës është shumë e rëndësishme. Diplomacia e drejtpërdrejtë është mënyra më e mirë për të avancuar interesat dhe vlerat e SHBA-së dhe për të menaxhuar konkurrencën me përgjegjësi”, shkroi Blinken në Tuiter.

Gjatë takimit me presidentin kinez Si Xhinping, Sekretari shtetëror amerikan  njoftoi se Uashingtoni nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit. ls/

Foto: Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR