• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken: Diplomacia është "mënyrë e preferuar" për zgjidhjen e krizës në Niger

Blinken: Diplomacia është

Uashington, 8 gusht 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken deklaroi se diplomacia është "mënyrë e preferuar" për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga grushtshteti në Niger.

"Është e qartë se diplomacia është mënyrë e preferuar për zgjidhjen e kësaj situate. Kjo është qasja e Bashkësisë Ekonomike të Shteteve të Afrikës Perëndimore, kjo është edhe qasja jonë - i mbështesim përpjekjet e EKOVAS që ta kthejë rendin kushtetues", tha Blinken.

Ai vlerëson se atë që e shohim në Niger është për të ardhur keq dhe nuk do t'i sjellë asgjë vendit dhe popullit. 

Blinkeni theksoi se SHBA-ja dhe vendet e tjera janë vënë "në pozitë ku duhet ta ndërprejmë ndihmën për Nigerin". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR