• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Blinken: Dialogu është mekanizmi i vetëm i qëndrueshëm për përmirësimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit

Blinken: Dialogu është mekanizmi i vetëm i qëndrueshëm për përmirësimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit

Vjenë, 15 mars 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, ka deklaruar sot se dialogu dhe ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian është i vetmi mekanizëm stabil për përmirësimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

"Ne duhet të shohim vullnet të mirë dhe një qasje konstruktive si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia për të stabilizuar marrëdhëniet", deklaroi Blinken në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin austriak Aleksander Shalenberg në Vjenë.

Ai shtoi se të dyja palët duhet të punojnë për zbutjen e tensioneve, përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe rritjen e transparencës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR