• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken dhe ostin do ta bindin Senatin t'i sigurojë 106 miliardë dollarët e kërkuar nga Bajdeni për Ukrainën dhe Izraelin

Blinken dhe ostin do ta bindin Senatin t'i sigurojë 106 miliardë dollarët e kërkuar nga Bajdeni për Ukrainën dhe Izraelin

Uashington, 31 tetor 2023 (MIA) - Dy bashkëpunëtorët e parë të presidentit amerikan, Xho Bajden, sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken dhe ministri i Mbrojtjes, Llojd Ostin, sot do të tentojnë t'i bindin senatorët se interesi më i mirë amerikan është për Ukrainën dhe Izraelin të sigurojnë miliarda dollarë edhe krahas deficitit buxhetor dhe ndarjeve rreth politikave të administratës së stij ndaj këtyre vendeve.

Blinken dhe Ostin do të dëshmojnë para Komitetit të senatit për ndarjen e mjeteve për kërkesën e Bajdenit prej 106 miliardë dollarëve për financim të planeve ambicioze për sigurinë e kufijve të Ukrainës, Izraelit dhe SHBA-së.

Duke pohuar se mbështetja për partnerët amerikanë është kyçe për sigurinë nacionale, Bajden kërkoi 61,4 miliardë dollarë për Ukrainën, prej të cilave përafërsisht gjysma do të shpenzohet në SHBA për ripërtëritje të rezervave të armëve të shterura nga mbështetja paraprake për Kievin. Ai kërkoi edhe 14,3 miliardë dollarë për Izraelin, nëntë miliardë dollatë për ndihmë humanitarem, përfshirë edhe për Izraelin dhe Gazën, 13,6 miliardë dollarë për sigurinë e kufirit amerikan, katër miliardë dollarë për ndihmë ushtarake dhe financim qeveritar në mënyrë që t'i kundërvihet përpjekjeve rajonale të Kinës në Azi.

Prej fillimit të invazionit rus ndaj Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022, Kongresi amerikan tashmë miratoi rreth 113 miliardë dollarë.

Demokratët, si edhe shumë republikanë në Senat, ku demokratët kanë shumicën, më së shumti e mbështesin strategjinë e bajdenit për kombinim të ndihmës për Ukrainën me mbështetje për Izraelin.

"Ky është momenti për aksion të shpejtë dhe vendimtar në mënyrë që të parandalohet humbja e mëtutjeshme e jetëve dhe të imponohen pasoja reale ndaj tiranëve të cilët e terrorizuan popullin e Ukrainës dhe Izraelit", tha dje lideri i republikanëve në Senat, Miç Mekonell në Universitetin në Luisuill.

Por, republikanët të cilët e udhëheqin Dhomën përfaqësuese e kundërshtojnë kombinimin e këtyre dy çështjeve. Anketat tregojnë se mbështetja publike për ndihmën për Ukrainën po ulet, ndërsa shumë republikanë, posaçërisht ata të afërt me ish-presidentin Donald Tramp, u deklaruan kundër asaj. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR