Blinken bisedoi për ndihmë me homologun e tij turk
- Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken foli në telefon me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çaushoglu për të përcaktuar se si SHBA-ja mund të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve të kësaj jave, njoftoi Departamenti i Shtetit.
- Post By Sara Ademi
- 21:15, 9 shkurt, 2023

Uashington, 9 shkurt 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken foli në telefon me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çaushoglu për të përcaktuar se si SHBA-ja mund të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve të kësaj jave, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Prajs tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të kërkojnë qasje të papenguar humanitare në Siri dhe i kërkoi qeverisë së presidentit sirian Bashar al Asad që të lejojë menjëherë ndihmën përmes të gjitha pikave kufitare. sa/