• e enjte, 21 nëntor 2024

Blinken: Bajden "po e shfrytëzon çdo ditë" për ta mbështetur Ukrainën

Blinken: Bajden

Bruksel, 13 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden do ta "shfrytëzojë çdo ditë" për ta përforcuar NATO-n dhe mbështetjen për Ukrainën, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken.

Ai gjatë vizitës së sotme në selinë e NATO-s në Bruksel, theksoi se Aleanca është "kyçe për sigurinë e SHBA-së dhe sigurinë e vendeve në Evropë".

Blinken theksoi edhe se SHBA-ja "do të vazhdojë të mbështesë gjithçka" në mënyrë që ukraina të prëballet me invazionin rus.

Bajden do t'ia dorëzojë presidencën amerikane Donald Trampit më 20 janar të vitit 2025. Tramp gjatë fushatës së tij zgjehdore deklaroi se shumë shpejtë do ta përfundojë luftën në Ukrainë, por nuk theksoi se si do të arrihet kjo. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR