• e hënë, 23 dhjetor 2024

Blinken: Asnjë ndryshim në situatën e armëve bërthamore të Rusisë pas rebelimit të Vagner

Blinken: Asnjë ndryshim në situatën e armëve bërthamore të Rusisë pas rebelimit të  Vagner

Uashington, 24 qershor 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken mbrëmë tha se nuk sheh ndryshime në gjendjen e armëve bëthamore ruse pas raporteve se kompania ushtarake private "Vagner", synonte gjatë fundjavës ta ndërmarrë depon me armë bërthamore taktike në Voronezh.

"Sa herë që një vend i madh si Rusia tregon shenja jostabiliteti është shkak për shqetësim.  Kur bëhet fjalë për armë bërthamore  nuk shohim ndryshime në gjendjen e tij, dhe nuk ka ndryshime edhe në gjendjen tonë. Por kjo është diçka që, gjithsesi e vëzhgojmë  me shumë kujdes", tha Blinken mbrëmë në intervistë për Si-En-En.

Pas betejës me armë mes ushtrisë ruse dhe mercenarëve të "Vagner" këtë fundjavë në Rusi dhe vendndodhjes së panjohur të presidentit rus Vladimir Putin, Uashingtoni zyrtar është në koordinim të vazhdueshëm me aleatët dhe për shkak të frikës se presidenti rus mund të humbasë autoritetin mbi armët bërthamore që mund të sillte rreziqe të mëdha. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR