Blinken: Ambasadorja Trejsi e vizitoi Gershkoviçin në burg, ai është me shëndet të mirë
- Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken deklaroi se ambasadorja amerikane në Moskë, Lin Trejsi e ka vizituar gazetarin e Uollstrit Xhërnall, Evan Gershkoviç në burg.
- Post By Besnik Shuki
- 07:49, 18 prill, 2023

Tokio, 18 prill 2023 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken deklaroi se ambasadorja amerikane në Moskë, Lin Trejsi e ka vizituar gazetarin e Uollstrit Xhërnall, Evan Gershkoviç në burg.
"Mund të informoj, në bazë të asaj që e ka thënë ambasadorja Trejsi, se është me shëndet të mirë, duke i marrë parasysh rrethanat", deklaroi Blinken në Japoni pas bisedave të G7.
Ai shtoi se SHBA-ja vazhdon me përpjekjet për lirimin e tij urgjent. bsh/
Foto: MIA arkiv