• e enjte, 04 dhjetor 2025

Bjere: Reformat dhe kriteret e Kopenhagenit janë thelbësore për zgjerimin e BE-së

Bjere: Reformat dhe kriteret e Kopenhagenit janë thelbësore për zgjerimin e BE-së

Bruksel, 16 shtator 2025 (MIA) - Presidenca daneze do të bëjë gjithçka për të lëvizur zgjerimin para, por mbetet me rëndësi thelbësore që vendet kandidate për anëtarësim të japin rezultate në zbatimin e reformave dhe realizimin e kritereve të Kopenhagenit, deklaroi sot ministrja daneze për Çështje Evropiane, Mari Bjere pas mbajtjes së Konferencës së gjashtë ndërqeveritare të anëtarësimit Shqipëri-BE, në të cilën u hapen negociatat për Klasterin 6 "Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme".

"Konferenca ndërqeveritare e sotme shënon një hap përpara për zgjerimin dhe tregon se reformat e vërteta sjellin rezultate të vërteta, tha Bjere në konferencën e përbashkët për shtyp në Bruksel me Komisioneren e BE-së për Zgjerim Marta Kos dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Sipas saj, që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, zgjerimi i BE-së është bërë një domosdoshmëri gjeopolitike dhe është një nga prioritetet kryesore të Presidencës daneze me BE-në, sepse nga vazhdimi i këtij procesi varet ndërtimi i një Bashkimi Evropian më të sigurt dhe më të fortë. 

Bjere vlerësoi se hapja e negociatave për Klasterin 4 është një hap i rëndësishëm përpara për Shqipërinë, por edhe për BE-në, veçanërisht pasi është klasteri i pestë i hapur në procesin e negociatave për më pak se një vit, me çka i pahapur mbetet vetëm një klaster. 

Kos, nga ana tjetër, theksoi se shpejtësia e Shqipërisë në hapjen e kapitujve të negociatave është vërtet mbresëlënëse dhe se progresi i vendit është një shpërblim për punën këmbëngulëse të autoriteteve shqiptare në zbatimin e reformave.

"E di që reformat që kërkojmë nga vendet kandidate ndonjëherë nuk janë të lehta dhe kërkojnë ndryshime themelore, por Shqipëria ka treguar se kjo është e arritshme dhe se BE-ja shpërblen ndryshimet pozitive", theksoi Kos.

Ajo theksoi se suksesi është i mundur vetëm nëse e gjithë shoqëria përfshihet në procesin e negociatave - Qeveria, Parlamenti, shoqëria civile dhe sektori privat - në arritjen e rezultateve në fusha kyçe, siç janë reformat në gjyqësor, pavarësia gjyqësore, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e pronës, çështjet e pakicave dhe liria e mediave.

"E ardhmja e Shqipërisë është në BE, nuk ka dyshim për këtë, dhe sot jemi një hap më afër arritjes së këtij qëllimi", shtoi Kos.

Rama shprehu mirënjohje deri te përfaqësuesit e BE-së për mbështetjen e tyre për Shqipërinë.

"E dimë që ka shumë sfida dhe duhen bërë përpjekje, por e dimë gjithashtu se nuk ka mënyrë tjetër për të realizuar atë që kemi zgjedhur lirisht për herë të parë në histori, e ajo është se ku duam të përfshihemi. Në të kaluarën, ne u përfshimë me forcë në perandori të ndryshme, dhe tani duam të jemi pjesë e perandorisë së vlerave, të drejtave dhe sigurisë, ku njerëzit tanë përfundimisht do të jenë të sigurt se liria dhe të drejtat e tyre nuk do të merren", tha Rama.

Ai shprehu kënaqësinë që banorët e Danimarkës, si vend kryesues me BE-në, janë mbështetësit më të madh të procesit të zgjerimit të Unionit.

"Është mjaft inkurajuese që i kemi vikingët në anën tonë dhe duhet ta përhapim këtë në të gjithë Evropën në mënyrë që askush të mos na bllokojë rrugën", tha Rama.

Në kuadër të Klasterit 4 - "Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme" nga procesi i negociatave, Shqipëria hapi sot kapitujt 14 - "Politika e transportit", 15 - "Energjia", 21 - "Rrjetet transevropiane" dhe 27 - "Mjedisi jetësor dhe ndryshimet klimatike". Me këtë, Shqipëria ka hapur 24 nga 33 kapitujt në negociata, por ende nuk ka mbyllur asnjë kapitull të vetëm. ls/

Foto: Printskrin/EBS

 

QËNDRONI TË LIDHUR