• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bjellorusia vendos dënim me vdekje për funksionarët shtetërorë për "tradhti"

Bjellorusia vendos dënim me vdekje për funksionarët shtetërorë për

Minsk, 21 shkurt 2023 (MIA) – Bjellorusia do ta zgjerojë ligjin e penal për të mundësuar dënim me vdekje për nëpunësit qeveritarë dhe personelin ushtarak për "tradhti".

Dispozitën e miratoi parlamenti në Minsk, njofton sot agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Bjellorusia, ku në pushtet është presidenti Aleksandar Lukashenko, është vendi i fundit në Evropë i cili akoma shqipton dënim me vdekje.

Vitin e kaluar, vendi ishte cak i kritikave ndërkombëtare për zgjerimin e zbatimit të dënimit me vdekje për përgatitjen e sulmeve terroriste. Masa u miratua në përgjigje të sabotimit të hekurudhës nga aktivistët bjellorusë për të parandaluar transportin e trupave ruse të cilët e pushtuan Ukrainën.

Lukashnko e la vendin e tij në dispozicion të Rusisë si bazë për fillimin e luftës kundër Ukrainës.

Bjellorusia deri më tani nuk ka marrë pjesë aktive në luftime, por krijimi i fundit i një force të përbashkët ka nxitur spekulimet se Moska do të bëjë presion ndaj Minskut që t'i bashkohet operacioneve të saj sulmuese.

Mijëra njerëz janë burgosur në Bjellorusi për arsye politike që kur Lukashenko shtypi një lëvizje protestuese në vjeshtën e vitit 2020 pas zgjedhjeve presidenciale që opozita dhe Perëndimi i konsiderojnë të manipuluara.

QËNDRONI TË LIDHUR