• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bjellorusi: Dënime me burg për 11 studentë dhe një profesor për shkak të pjesëmarrjes në protesta

Bjellorusi: Dënime me burg për 11 studentë dhe një profesor për shkak të pjesëmarrjes në protesta
Minsk, 16 korrik 2021 (MIA) - Gjykata në Minsk sot dënoi 11 studentë dhe një profesor universitar në të paktën dy vjet burg për shkak të pjesëmarrjes në protestat e vitit të kaluar pas rizgjedhjes së presidentit Aleksandar Lukashenko, kumtoi organizata joqeveritare Vesna. Një student është dënuar në dy vjet burgim, ndërsa të tjerët janë dënuar në 2,5 vjet. Ata akuzohen për "krim të organizuar" dhe se aktivisht kanë marr pjesë në ngjarje të cilat "seriozisht e prishin rendin publik" të universiteteve. Sipas organizatës Vesna, të gjithë të akuzuarit, të cilët janë arrestuar vjeshtën e vitit 2020, janë të burgosur politik. Në të njëjtën kohë, policia bjelloruse sot kreu bastisje në shtëpitë e 12 gazetarëve nga mediat e pavarura dhe opozitare. ar/    

QËNDRONI TË LIDHUR