• e shtunë, 23 nëntor 2024

Biznesmeni dhe filantropisti Ibrahim Kolari i dhuroi Ndihmës së Shpejtë në Dibër një komplet uniformash

Biznesmeni dhe filantropisti Ibrahim Kolari i dhuroi Ndihmës së Shpejtë në Dibër një komplet uniformash
Dibër, 19 tetor 2022 (MIA) - Biznesmeni dhe filantropisti, Ibrahim Kolari nga Dibra, me një donacion për spitalin e Dibrës. Këtë herë ai ka siguruar një komplet uniformash për Ndihmën e Shpejtë në Spitalin e Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Dibër, që me veprimtarinë e saj e mbulon edhe komunën e Qendër Zhupës. Në prani të drejtoreshës së spitalit, Sevdie Koxha, ai dhuroi 28 komplete uniforma për të angazhuarit në këtë shërbim të rëndësishëm, gjegjësisht për 8 mjekë, 10 infermierë dhe pesë shoferë, si dhe për pesë drejtues të Spitalit të Përgjithshëm. "Ky donacion ka një rëndësi të madhe për spitalin tonë. Çdo donacion është i mirëpritur për objektin shëndetësor, sepse me ndihmën e dhënë të Spitalit përmirësohen kushtet për shërbim shëndetësor në kohë dhe cilësor. Shpresoj që donacionet të vazhdojnë edhe në të ardhmen nga mërgimtarët tanë, të cilët edhe pse janë larg vendlindjes, nuk harrojnë", deklaroi Koxha. Kolari, i cili është biznesmen në SHBA, ku jeton me familjen e tij, ka edhe biznesin e tij në Dibër, ku sigurojnë jetesën njëzet familje, ai ka dhuruar më parë pajisje për spitalin dhe ka bërë të ditur se do të vazhdojë me donacione kudo që ka nevojë për të mirën e bashkëqytetarëve. "Humanizmin e kam trashëguar nga prindërit e mi, të cilët na edukuan gjithmonë për të ndihmuar të gjithë në nevojë dhe këtë frymë humanizmi ua përcjell fëmijëve të mi. Për këtë donacion, “fajtori kryesor”, si të thuash, është doktor Arbijon Kolari, i cili në një bisedë më tha se shërbimi i Ambulancës ka nevojë për uniforma, ndaj vendosa t'u jap atë që kanë nevojë më shumë. Unë kam ndihmuar me pajisje dhe donacione të tjera, por nuk do të ndalem sepse ky institucion ka nevojë për ndihmën tonë", deklaroi Kolari. Përveç spitalit, ai deri më tani ka dhuruar për nevoja të tjera në qytet dhe fshatra, në infrastrukturë, ndërtim apo rindërtim të objekteve fetare, xhamitë dhe kishat, dhe ndihmoi në restaurimin e Pallatit të Epërm të djegur në Manastirin e Bigorit, i cili pësoi në zjarrin më 30 shtator 2009. Ibrahim Kolari është fitues i Çmimit Filantrop Individual i Diasporës për vitin 2011, që i është dhënë nga Qendra për Zhvillim Institucional – QZHI. qa/shk/  

QËNDRONI TË LIDHUR