• e hënë, 23 dhjetor 2024

"Biznesi" i Trampit derisa ishte president ka fituar 7,8 milionë dollarë nga jashtë

Uashington, 4 janar 2024 (MIA) - Perandoria e biznesit e lidhur me ish presidentin republikan të SHBA-së, Donald Tramp, ka fituar të paktën 7,8 milionë dollarë pagesa të huaja nga 20 vende gjatë mandatit të tij katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, tregoi hetimi i Kongresit.

"Këto vende shpenzuan, shpesh në mënyrë luksoze, në banesa dhe hotele në pronat në pronësi të Donald Trampit, duke pasuruar personalisht presidentin ndërsa ai merrte vendime të politikës së jashtme në lidhje me qëllimet e tyre politike me pasoja të gjera për Amerikën", thuhet në raportin e hetuesve të bordit në të cilin demokratët kanë shumicë.

Në mesin e atyre vendeve janë Turqia, Malajzia, Kina, Arabia Saudite, RD Kongo, Shqipëria, Kosova, Libani... fc/

Fotografia:EPA

QËNDRONI TË LIDHUR