Bitkoini për herë të parë në histori mbi 120.000 dollarë
- Bitkoini për herë të parë ka tejkaluar 120.000 dollarë, që përbën një kthesë të rëndësishme për kriptovalutën më të madhe në botë, pasi investitorët po mbështeten në lëvizjet e shumëpritura të politikave në favor të industrisë që priten këtë javë.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:49, 14 korrik, 2025
Uashington, 14 korrik 2025 (MIA) - Bitkoini për herë të parë ka tejkaluar 120.000 dollarë, që përbën një kthesë të rëndësishme për kriptovalutën më të madhe në botë, pasi investitorët po mbështeten në lëvizjet e shumëpritura të politikave në favor të industrisë që priten këtë javë.
Duke filluar nga sot, Dhoma e përfaqësuesve të SHBA-së do të debatojë një sërë projektesh që duhet të sigurojnë për industrinë digjitale një kornizë rregullatore që ajo ka kërkuar prej kohësh.
Këta propozime morën miratimin e presidentit amerikan, Donald Tramp, i cili e quajti veten "president i kriptos" dhe i ftoi ligjvënësit të ndryshojnë rregulloret në favor të industrisë.
Ky hov, i cili ka çuar në një rritje të bitkoinit prej 29 për qind që nga fillimi i vitit, ka nxitur një rritje më të gjerë të kriptovalutave të tjera në javët e fundit, dhe pavarësisht tarifave kaotike tregtare të Trampit.

Eteri, kriptovaluta e dytë më e madhe për nga kapitalizmi i tregut, sot e ka arritur nivelin e saj më të lartë në më shumë se pesë muaj - 3.048,23 dollarë.
Vlera totale e tregut të sektorit është rritur në rreth 3,78 trilionë dollarë, sipas të dhënave nga CoinMarketCap. qa/
Foto: EPA