• e enjte, 21 nëntor 2024

Bitkoini për herë të parë e kalon pragun prej 95.000 dollarë

Bitkoini për herë të parë e kalon pragun prej 95.000 dollarë

 San Francisko, 21 nëntor 2024 (MIA) - Bitkoini për herë të parë e ka kaluar kufirin prej 95.000 dollarë, ende i nxitur nga "efekti i Trampit", pasi tregu pret legjislacion më fleksibël dhe politikat ekonomike që do të ishin të favorshme për të nën qeverinë e re amerikane.

Kriptomonedha me kapitalizimin më të madh të tregut e kaloi atë prag rreth orës 01:24 sipas kohës së Griniçit, duke vendosur një rekord të ri prej 95.004,50 dollarë përpara se të tregtohej me 94.907 dollarë pak më vonë.

 Pas fitores së Donald Trampit më 5 nëntor, vlera e bitkoinave rritet për rreth 35 për qind. 

 Pasi e tejkaloi rekordin e saj nga marsi, më 10 nëntor, monedha digjitale e rriti vlerën e saj mbi 80.000 dollarë, ndërsa më 13 nëntor ajo kaloi 90.000 dollarë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR