• e premte, 05 dhjetor 2025

Bisnesmeni Herinsalama Raxhonarivell emërohet kryeministër i ri i Madagaskarit

Bisnesmeni Herinsalama Raxhonarivell emërohet kryeministër i ri i Madagaskarit

Antananarivo, 20 tetor 2025 (MIA) - Udhëheqësi i grusht shtetit në Madagaskar, koloneli Majkëll Randrianirina, sot e emëroi biznesmenin dhe konsulentin Herinsalama Raxhonarivell për kryeministër të ri të vendit.

Randrianirina të premtën e bëri betimin si president, vetëm disa ditë pasi mori pushtetin në këtë vend ishullor pas protestave të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z që e detyruan paraardhësin e tij të largohej nga vendi. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR