• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bislimovski: I zakonshëm është fillimi i sezonit të ngrohjes, duhet të ketë ngrohje

Bislimovski: I zakonshëm është fillimi i sezonit të ngrohjes, duhet të ketë ngrohje
Shkup, 17 tetor 2022 (MIA) - Kryetari i Komisionit  Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski konsideron se sezoni  i ngrohjes filloi si zakonisht.   Ai sonte edhe një herë  porositi  se ngrohje në Shkup duhet të ketë, si dhe që qytetarët duhet të pajisen me ngrohje sipas kushteve të përcaktuara. Duke qenë mysafir në TV Sitel, Bislimovski përkujtoi se nëse temperatura e jashtme  në orën 18 është e njejtë ose nën 15 gradë Celsius, sipas DPHM-së, do të fillojë  në pjesën tjetër të ditës. Ashtu janë rregullat, potencon, nuk janë ndryshuar dhe kjo duhet të realizohet. "Kemi një fillim të zakonshëm të sezonit të ngrohjes. Ajo është në suaza të diçkaje  që është pritur në periudhën e fundit, ndërsa si do të vazhdojë  nuk kemi opsion tjetër,  duhet të vazhdojë me sukses.  Po, probleme ka dhe ato nuk duhet të fshihen. Probleme ka në instalimin e brendshëm, në nënstacionet. Gjithmonë sezoni i ngrohjes  ka filluar me një numër të madh ankesash nga qytetarët, para se gjithash me situatën e nënstacioneve. Por, ngrohje në Shkup duhet të ketë, duhet t'u sigurohet ngrohje qytetarëve nën kushte që janë përshkruar, që është 21 gradë Celsius", theksoi kryetari i KRRE-së. Sipas tij, u arrit të bëhet  gjithçka që mundej në këto afate të shkurtëra që të fillojë sezoni i ngrohjes më 15 tetor. Bislimovski  informon edhe se do t'i ndihmojë ngrohtores Shkup-Veri përmes EMV-së, me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim afarist-teknik. Familjet nga Çairi dhe Buteli tha, nuk do të mbesin pa ngrohje. "EMV është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje për bashkëpunim teknik-afarist me ngrohtoren Shkup-Veri. Absolutisht qytetarët nga ajo pjesë e Shkupit duhet të kenë ngrohje, askush nuk bën probleme. Do t'i ndihmohet ngrohtores Shkup-Veri, duke e marrë parasysh se është në falimentim dhe në një gjendje të vështirë financiare. Është shumë e rëndësishme që edhe ky rrjet të lidhet me rrjetin e përgjithshëm të qytetit, Mungojnë dy kilometra dhe ka  probleme serioze pronësore-juridike të cilat  nuk janë zgjidhur në pjesën e Shkup-Veri. Nuk ka kurrfarë problemi  EMV t'i mbulojë shpenzimet për gaz natyror në Shkup-Veri të cilat mund të arrijnë rreth një milionë euro për  tërë sezonin e ngrohjes", nënvizoi Bislimovski. sa/ 

QËNDRONI TË LIDHUR