• e martë, 24 dhjetor 2024

Bislimoski: Nëse nuk punon TE-TO do të na ndodhë cunami rreth çmimeve (PLT)

Bislimoski: Nëse nuk punon TE-TO do të na ndodhë cunami rreth çmimeve (PLT)

Ohër, 22 shtator 2023 (MIA) - Nëse nuk punon TE-TO do të na ndodhë katastrofë e çmimeve me energjinë e ngrohjes në Shkup ndërsa ne nuk do ta lejojmë këtë. Për këtë nuk do të marrim vendim për çmimin derisa nuk sigurohemi se do të vendoset tubacioni në urën Bellasica, deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

Theksoi se nëse nuk merret vendim do të vazhdojë të vlejë çmimi për ngrohje qendrore. 

"Në Qytetin e Shkupit dhe në EMV ka njerëz të mençur dhe vlerësoj se do të dakordohen", tha Bislimoski dhe shtoi se është logjike që ai që është pronar i urës t'i japë leje EMV distribucioni i ngrohjes që t'i vendosë gypat të cilët tashmë janë sjellë aty".

Bislimoski nuk pret që të shtrenjtohet rryma të cilën e paguajnë qytetarët për mbetje komunale pasi KRRE ta marrë detyrimin i cili e përcakton çmimin e këtij shërbimi komunal në të gjitha komunat në vend. Nuk pret as që në mënyrë drastike të shtrenjtohet rryma gjatë sezonit të ngrohjes në bursa dhe thekson se te ne do të varet nga çmimi të cilin do ta ofrojë EMV në tenderin e EVN Houm. 

"Nëse nuk vendoset ai tubacion, do të kemi problem me sasinë e energjisë termike që prodhon TE-TO e cila është tre herë më e ulët se çmimi i ngrohtoreve. Në çmimin përfundimtar, kostoja totale e ngrohtoreve që paguajnë qytetarët e Shkupit është 52 për qind, ndërsa për TE-TO është 36 për qind si kosto. Dhe nga ana tjetër kemi situatë të kundërt për sa i përket energjisë së prodhuar termike. TE-TO siguron 60 për qind, kurse ngrohtoret në Shkup 40 për qind. Nëse nuk vendoset ky tubacion, atëherë do të na ndodhë cunami rreth çmimeve. Për këto arsye, derisa të marrim siguri të fortë se gazsjellësi do të vendoset, nuk do të marrim vendim", deklaroi Bislimovski i cili tha se është mjaft që për mosmarrëveshje të dikujt të pësojnë qytetarët.

I pari i organit rregullator deklaroi se në këtë moment çmimi i energjisë termike në qytetin e Shkupit është 30 për qind i subvencionuar dhe i përgjigjet çmimit shumë më të ulët të gazit natyror se sa që është për momentin.

"Kur të vendoset tubacioni, do të duhet të bëjmë ndryshime në rregullore. Dje prezantuam se çmimi i gazit në tre vitet e fundit është rritur për 500 për qind, kurse çmimi i energjisë termike në Shkup, përfshirë subvencionet është rritur për 26 për qind në periudhën prej dy vite e gjysmë. Çfarëdo që të ndodhë nuk do të lejojmë asnjë goditje çmimi. Duhet të dihet se me marrjen e këtij vendimi duhet t'i kthehen gjashtë milionë euro kredi Qeverisë. Tani, nëse ai kthim do të jetë njëherësh apo do të dakordohemi me qeverinë të shkojë për një periudhë dyvjeçare apo trevjeçare, do të shohim dhe për ato arsye nuk mund t'ju them tani se sa është çmimi i energjisë termike. Dhe duhet të dimë nëse do të ketë subvencione, nëse do të vazhdojnë, në çfarë sasie. Ashtuqë nuk do të doja të spekuloja për çmimin e energjisë termike", theksoi ai.

Paralajmëroi se KRRE do të miratojë metodologji dhe rregulla në bazë të të cilave do të mund të kalkulojmë çmimin e TE-TO-s në kushtet kur TE-TO do të prodhojë.

Nuk pret që të shtrenjtohet çmimi që paguajnë qytetarët për mbeturinat komunale, pasi KRRE ka marrë obligimin për të përcaktuar çmimin e këtij shërbimi komunal në të gjitha komunat e vendit. Ai nuk pret që çmimi i energjisë elektrike të rritet në mënyrë drastike gjatë sezonit të ngrohjes në bursa dhe thekson se te ne do të varet nga çmimi që do të ofrojë EMV në tenderin e EVN Houm.

QËNDRONI TË LIDHUR