• e martë, 24 dhjetor 2024

Bislimoski: Investimet energjetike strategjike do t'i përgjysmojnë faturat për ngrohje qendrore, ndërsa shteti do të eksportojë energji elektrike

Bislimoski: Investimet energjetike strategjike do t'i përgjysmojnë faturat për ngrohje qendrore, ndërsa shteti do të eksportojë energji elektrike

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Me hyrjen e investimeve energjetike strategjike do të rritet pavarësia energjetike të vendit dhe faturat për ngrohje qendrore do të përgjysmohen, konsideron kryetari i Komisionit rregullator të energjetikës (KRE), Marko Bislimoski.

"Është e shkëlqyer që do të kemi përfundimisht investim francez dhe së bashku me realizimin edhe të investimit grek në energjetikë, qytetarët mund të presin llogari stabile për energjinë dhe llogari më të ulëta për ngrohjen qendrore. Në të njejtën për shkak të çmimit të ulët do të rritet interesi për kyçjen ndaj rrjetit për energjinë e ngrohjes. Në të njejtën kohë për shkak të çmimit të ulët do të rritet interesi për kyçjen drejt rrjetit për energjinë e ngrohjes dhe do të lirohen sasi që EMV i prodhon në nivel pej dy blloqeve në KMR Manastir. EMV do të mund të shesë rrymë në bursë dhe paratë t'i orientojë drejt investimeve", tha Bislimoski në intervistën në emisionin e mëngjesit Slloboden peçat.

Koncepti i imnvestitorëve privatë në këtë rast, shtoi, është zbatuar në mënyrë strategjike gjithkund në Evropë

Theksoi se vetëm në vitin 2023 e kemi përgjysmuar sasinë që importohet për shkak të investimeve private dhe kjo, shtoi ai, është një gjë e madhe.

Ai saktëson se në dy vite janë dhënë licenca për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme me kapacitet të instaluar prej gati 600 megavat dhe se, nënvizoi ai, janë investime të sektorit privat, kryesisht në termocentrale fotovoltaike. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR