• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bislimoski: EMV në mënyrë elektronike t'ua dërgojë marrëveshjet e reja konsumatorëve

Bislimoski: EMV në mënyrë elektronike t'ua dërgojë marrëveshjet e reja konsumatorëve
Shkup, 17 tetor 2022 (MIA) – EMV e ka për obligim ligjor të nënshkruaj marrëveshje me konsumatorët e vet pasi më nuk është më furnizim BEG por furnizim EMV dhe ky problem tashmë është tejkaluar, porositi sonte kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski. “Marrëveshjet konsumatorët gjatë periudhës së ardhshme do t’i marrin në faturat që do t’u dërgohen në fillim të nëntorit për tetorin. Aty ku ekziston mundësia do të dërgohen këto kontrata edhe përmes e-mailit, kështu që ky problem tashmë është tejkaluar plotësisht. Të mos bëhet tollovi shtesë në pika. Edhe paraprakisht kur furnizimi BEG e ka ndërmarrë veprimtarinë ka nënshkruar marrëveshje me qytetarë dhe nuk ka kurrfarë rreziku se ndonjë qytetar do të shkyçet”, theksoi Bislimoski në pjesëmarrjen në TV Sitell.

QËNDRONI TË LIDHUR