• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bislimi: Serbia njihet ndërkombëtarisht si shtet gjenocidal dhe duhet të mbajë përgjegjësi edhe për gjenocidin në Kosovë

Bislimi: Serbia njihet ndërkombëtarisht si shtet gjenocidal dhe duhet të mbajë përgjegjësi edhe për gjenocidin në Kosovë

Prishtinë, 14 qershor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri kosovar, Besnik Bislimi deklaroi se Serbia, pas miratimit të rezolutës në Kombet e Bashkuara për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë në vitin 1995 dhe shpalljes së 11 korrikut si Dita Ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, tashmë është “i njohur ndërkombëtarisht si shtet gjenocidal” dhe “duhet të përballet me të kaluarën dhe të mbajë përgjegjësi për gjenocidin në Kosovë”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në takimin e sotëm të Bislimit me përfaqësuesit e Këshillit koordinues të shoqatave familjare të të pagjeturve nga lufta në Kosovë 1998-99, sipas njoftimit të shërbimit informativ qeveritar, theksohet rëndësia e "ndërkombëtarizimit të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë”.

Në këtë drejtim, u tha se organizatat mund të mbështeten plotësisht në mbështetjen e Qeverisë, ndërsa u theksua domosdoshmëria e “zbulimit të krimeve, masakrave dhe planeve të strukturuara të Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës” dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë për krimet.

"Republika e Kosovës vazhdon përpjekjet e pandërprera institucionale në këtë drejtim, por për fat të keq përballet me ngurrim, mohim dhe pavendosmëri nga autoritetet serbe për t'i zbardhur ato. Serbia, e cila tashmë njihet ndërkombëtarisht si shtet gjenocidal, duhet të përballet me të kaluarën dhe të jetë përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë", thuhet në komunikatën e shërbimit për shtyp të qeverisë. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR