• e premte, 22 nëntor 2024

Bislimi me ndihmëssekretarin e KB-së Jença: Aeroplanët luftarak serb fluturojnë rreth kufirit me Kosovën

Bislimi me ndihmëssekretarin e KB-së Jença: Aeroplanët luftarak serb fluturojnë rreth kufirit me Kosovën

Prishtinë, 21 qershor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane të Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me ndihmës sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jença të cilin e ka informuar për gjendjen në vend dhe rajon dhe për progresin e dialogut me Serbinë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sipas kumtesës së Pres shërbimit qeveritar, Bislimi e ka informuar ndihmës sekretarin Jença për zhvillimet e fundit, "duke theksuar konstruktivitetin dhe përkushtimin e vazhdueshëm" të palës kosovare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve e cila "fatkeqësisht po përballet me destruktivitet dhe mungesë të vullnetit dhe gatishmërisë për hapat e mëtejshëm për zbatimin e marrëveshjeve nga ana tjetër".

Reth qasjes destruktive dhe kërcënimin e vazhdueshëm që paraqet Serbia për Kosovën, negociatori kryesor i Kosovës ka rikujtuar në dialogun mes dy vendeve se Serbia ka 48 baza operative frontale rreth kufirit me Kosovën.

"Vazhdimisht zhvillohen stërvitje të mëdha ushtarake disa kilometra larg kufirit me Kosovën dhe fluturojnë me aeroplanë luftarakë MIG 29 rreth kufirit", deklaroi zëvendëskryeministri.

Sipas kumtesës, Bislimi e ka informuar mysafirin për qëllimet dhe të arriturat e Qeverisë në tri vitet e fundit, pas së cilës theksoi se, mes tjerash, integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare janë synimi thelbësor i Kosovës.

Ndihmëssekretarja e përgjithshme e KB-së, Jença në kuadër të turit ballkanik ka udhëtuar sot në Kosovë, ku do të qëndrojë për vizitë dyditore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR