• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bisedimet për armëpushimin në Gazë kanë një "fillim premtues", kumtoi Shtëpia e Bardhë

Bisedimet për armëpushimin në Gazë kanë një

Uashington, 15 gusht 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi, njoftoi se negociatat për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës, të cilat po zhvillohen në Doha, kanë një "fillim premtues".

Kirbi deklaroi se bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër. "Jemi në një moment kur korniza e marrëveshjes është përgjithësisht e pranuar dhe boshllëqet që duhet plotësuar i referohen zbatimit të saj", shtoi ai.

"Ka ende shumë punë përpara nesh," tha Kirbi, duke shtuar: "Duke pasur parasysh kompleksitetin e marrëveshjes, ne nuk parashikojmë që diskutimet e sotme të rezultojnë në një zgjidhje."

“Pengesat e mbetura mund të tejkalohen dhe ne duhet të arrijmë një zgjidhje", shtoi ai.

"Pengjet duhet të lirohen, duhet të ketë një pauzë (në luftime) për civilët palestinezë në Gazë, siguri për Izraelin dhe ulje të tensioneve në rajon, dhe e gjithë kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur", tha Kirbi.

Zëdhënësi konfirmoi se drejtori i CIA-s Uilliam Barns po merr pjesë në bisedimet në Doha. ls/ 

Foto: Arkiv 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR