• e premte, 05 dhjetor 2025

Bisedime sekrete izraelo-siriane për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e EBA-së

Bisedime sekrete izraelo-siriane për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e EBA-së

Abu Dabi, 10 korrik 2025 (MIA) - Presidenti sirian, Ahmed al Shara është takuar me përfaqësuesin e lartë izraelit në Abu Dabi, me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, raportoi mediumi libanez "Al Majadin". 

Sipas disa burimeve ndërkombëtare, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Sirisë dhe Izraelit në javët e fundit ndjeshëm janë intensifikuar. Takimi është mbajtur dje, ndërsa presidenti sirian ka biseduar me këshilltarin për siguri nacionale nga Qeveria izraelite. Sipas burimeve, takimi ishte koordinuar drejtëpërdrejtë nga presidenti i EBA-së, Mohamed bin Zajed. 

Të dy funksionarët arritën në Emirate me fluturime të ndara në kohë pothuajse të ngjashme. 

Takimi, që u mbajt në kryeqytetin Abu Dabi, konsiderohet një hap i rëndësishëm në negociatat sekrete për normalizimin e marrëdhënieve mes Damaskut dhe Tel Avivit. Burimet thonë se është krijuar gjithashtu një nivel koordinimi mes strukturave të reja të sigurisë siriane dhe Qeverisë izraelite. 

Një nga rezultatet kyçe të takimit, sipas të njëjtave burime, ishte një ofertë kompromisi nga ana e al Sharës në lidhje me shkretëtirën e Golanit të pushtuar, në këmbim të mbështetjes ndërkombëtare për ruajtjen e pushtetit të tij.

Në tryezë janë edhe negociatat për krijimin e tre zonave demilitarizuese në jug të Sirisë, të cilët do t'i përfshijë provincat Daraa, Kuneitra dhe As Suveida. Në këto zona do të tërhiqen armët e rënda nga bazat ushtarake, ndërsa forcat ushtarake dhe policore siriane do të mund të përdorin vetëm armë të lehta. 

Mediat izraelite gjithashtu raportuan se një biznesmen dhe aktivist politik sirian kishte vizituar kohët e fundit Knesetin, ku, siç u theksua, ka transmetuar një mesazh të Al Sharas në të cilën shprehej interesi për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin. 

Sipas burimit të njejtë, biznesmeni deklaroi se Al Shara beson se rajoni ndodhet para "mundësisë që paraqitet një herë në shekull". qa/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR