• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bisedime në nivel të lartë mes SHBA-së dhe Japonisë për përgjigje bërthamore

Bisedime në nivel të lartë mes SHBA-së dhe Japonisë për përgjigje bërthamore

Uashington, 23 korrik 2024 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes së SHBA-së dhe Japonisë më 28 korrik do të diskutojnë për sigurinë, me ç'rast në fokus do të jetë "përgjigja e zgjeruar", një term që përdoret që të përshkruhet angazhimi i SHBA-së për të përdorur forcat e saj bërthamore në përgjigjen ndaj sulmeve kundër aleatëve.

Edhe pse Tokio dhe Uashingtoni paraprakisht kanë diskutuar për këtë çështje në nivele më të ulëta, bisedimet do të inicojnë temë, që është e ndjeshme në Japoni, e cila këmbëngul për mospërhapjen bërthamore dhe është vendi i vetëm që ka pësuar sulm me bombë atomike.

Në prill, Uashingtoni dhe Tokio publikuan mbindërtim historik të aleancës amerikano-japoneze, të nënshkruar për herë të parë në vitin 1951, për shkak rritjeve të kërcënimeve rajonale nga Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut.

"Të ballafaquar me kërcënimet në rritje të paprecedentë në rajon, SHBA-ja dhe Japonia do të demonstrojnë me përgjegjësi se si do të kundërshtojmë dhe garantojmë jo vetëm mbrojtjen e Japonisë, por edhe kontributin tonë në sigurinë rajonale. Detyrimet tona ndaj traktatit të sigurisë ndaj aleatëve tanë japonezë janë të vendosura dhe ne jemi të vendosur të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion të Amerikës, duke përfshirë ato bërthamore, për t'u siguruar se do t'i përmbushim ato detyrime", deklraoi ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Azinë Lindore dhe Paqesorin, Daniel Kritenbrink para bisedimeve që do të mbahen në Japoni. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR