• e diel, 04 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bisedë telefonike Rute - Tramp

Bisedë telefonike Rute - Tramp

Bruksel, 27 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute deklaroi se me telefon ka biseduar me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp.

"SHBA-ja dhe NATO-ja bëhen më të forta. Aleatët e NATO-s po lëvizin shpejt për të investuar më shumë në mbrojtje. Rritje të mëdha janë paralajmëruar, ndërsa do të vijojnë edhe më shumë. Aleatët po përgatisin miliarda për Ukrainën në ndihmë dhe garanci sigurie", publikoi Rute në Iks.

Tramp dje tha se evropianët, e jo SHBA-ja, duhet t'i japin Ukrainës garanci sigurie, si pjesë e një plani për të zgjidhur konfliktin me Rusinë. bsh/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR