Bisedë telefonike Micotakis-Zelenski
- Për situatën aktuale në Ukrainë, për mbështetjen dhe bashkëpunimin grek për sigurinë, ndër të tjera, në telefon kanë biseduar presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 10 prill 2023 (MIA) – Për situatën aktuale në Ukrainë, për mbështetjen dhe bashkëpunimin grek për sigurinë, ndër të tjera, në telefon kanë biseduar presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Presidenti i Ukrainës përmes Tuiter kumtoi se në bisedën telefonike, ai i ka përshkruar Micotakisit situatën në fushën e betejës dhe sfidat aktuale të mbrojtjes me të cilat përballet vendi, dhe të dy ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Nga kabineti i kryeministrit grek informuan se Micotakis e përsëriti qëndrimin e vendosur të Greqisë në mbështetje të Ukrainës dhe të drejtës së saj për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, si dhe shprehu solidaritetin e vendit me popullin ukrainas.
Ai theksoi se mbështetja e Greqisë do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke theksuar se që nga fillimi i pushtimit rus kanë ndihmuar me mbështetje humanitare dhe mbrojtëse, duke zbatuar njëkohësisht kornizën evropiane për sanksionet kundër Rusisë.
Micotakis dhe Zelenski, gjithashtu shkëmbyen edhe urime për Pashkë. ls/