Bisedë telefonike Merc - Netanjahu
- – Kancelari gjerman Fridrih Merc në bisedën e sotme telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu bëri thirrje që të jetë i përmbajtur në sulmet izraelite ndaj Iranit.
- Post By Fitore Curri
- 19:22, 19 qershor, 2025

Berlin, 19 qershor 2025 (MIA) – Kancelari gjerman Fridrih Merc në bisedën e sotme telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu bëri thirrje që të jetë i përmbajtur në sulmet izraelite ndaj Iranit.
Sipas një burimi anonim nga Qeveria gjermane, Merci ka shprehur mbështetje parimore për sulmet ushtarake izraelite ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane, por e theksoi edhe rëndësinë e zgjidhjes diplomatike të konfliktit.
Në Konsullatën gjermane në Gjenevë për nesër është caktuar takim i ministrave të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe të Iranit, me qëllim që të fitohen garanci nga Teherani se programi bërthamor do të shfrytëzohet vetëm për caqe civile.
Johan Vadefull, Zhan – Noel Baro dhe Dejvid Lami para takimit me shefin e diplomacisë iraniane Abas Aragçi, do të takohen me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.
Sipas burimeve anonime takimi është organizuar në marrëveshje me SHBA-në. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s