• e diel, 06 tetor 2024

Bisedë telefonike Kurti - Shole

Bisedë telefonike Kurti - Shole

Prishtinë, 18 maj 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka pasur bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Shole, kumtoi sot Qeveria e Kosovës.

Biseduam edhe për procesin e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me theks në zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëvehsjes bazë, si dhe për takimin të hënën në Bruksel në nivel të negociatorëve kryesorë. Biseduan edhe për situatën në katër komunat në veri të Kosovës pas zgjedhjeve të 23 prillit dhe për finalizimin e procesit zgjedhor me mbajtjen e seancave konstituive dhe dhënien e betimit të funksionarëve të zgjedhur, thuhet në kumtesë.

Qeveria theksoi se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuar në garantimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë, e në të njëjtën kohë sigurojnë dhënien e papenguar të shërbimeve për qytetarët. bsh/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR