• e enjte, 04 dhjetor 2025

Bisedë telefonike Erdogan- Putin për ndodhitë në Lindjen e Mesme

Bisedë telefonike Erdogan- Putin për ndodhitë në Lindjen e Mesme

Ankara, 16 qershor 2025 (MIA) - Presidentët e Turqisë dhe Rusisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Vlladimir Putin kanë biseduar në telefon për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale, kumton zyra e Erdoganit.

Erdogani akuzoi Izraelin se po rrezikon sigurinë e gjithë rajonit.

“Spirala e dhunës që filloi me sulmet e Izraelit ndaj Iranit rrezikon sigurinë e gjithë rajonit dhe qëndrimi i paligjshëm i qeverisë së Netanjahut përbën kërcënim të qartë për sistemin ndërkombëtar”, ka thënë Erdogani duke shtuar se “rajoni nuk mund të lejojë një luftë tjetër”.

Sipas tij e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet me Iranin është përmes diplomacisë dhe se Teherani duhet sa më shpejtë të kthehet në tryezën e negociatave.

Erdogani paralajmëroi gjithashtu se sulmet izraelite ndaj Iranit "nuk duhet të tërheqin vëmendjen nga gjenocidi në Gazë".

Ndërsa, siç njoftoi Kremlini, të dy udhëheqësit në bisedën e sotme telefonike kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive midis Iranit dhe Izraelit dhe zgjidhjen e çështjeve kontestuese, përfshirë ato që lidhen me programin bërthamor iranian, ekskluzivisht përmes mjeteve politike dhe diplomatike.

Të dyja palët shprehën shqetësimin serioz në lidhje me përshkallëzimin e vazhdueshëm të konfliktit midis Iranit dhe Izraelit i cili tashmë ka rezultuar në një numër të madh viktimash dhe ka pasoja serioze afatgjate për të gjithë rajonin, thuhet në kumtesën e Kremlinit.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR