Bisedë telefonike e Starmerit dhe Trampit pas ndërprerjes së ndihmës amerikane për Ukrainën
- Kryeministri britanik Kir Starmer ka biseduar me presidentin amerikan, Donald Tramp, por nuk dihet nëse kanë biseduar për shkurtimin e ndihmës amerikane për Ukrainën, tha sot zëdhënësi i Starmerit.
- Post By Sara Ademi
- 14:31, 4 mars, 2025

Londër, 4 mars 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer ka biseduar me presidentin amerikan, Donald Tramp, por nuk dihet nëse kanë biseduar për shkurtimin e ndihmës amerikane për Ukrainën, tha sot zëdhënësi i Starmerit.
Mediat britanike raportojnë se të dy liderët kanë zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmë dhe zëdhënësi ka deklaruar se të dy vendet kanë të njëjtin qëllim, përkatësisht paqen e sigurt dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
Më herët sot, pasi Trampi pezulloi ndihmën ushtarake për Kievin, Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar mbeti e përkushtuar për të siguruar paqen e qëndrueshme.
"Ne mbetemi absolutisht të përkushtuar për të siguruar paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe po punojmë me aleatët kryesorë për të mbështetur këto përpjekje." “Është gjëja e duhur për të bërë dhe në interesin tonë ta bëjmë këtë”, citohet në kumtesën e zëdhënësit të Qeverisë britanike.
Presidenti amerikan Donald Tramp ka urdhëruar ndalimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën pas një debati verbal mes tij dhe presidentit ukrainas Volodimir Zelenski në Zyrën Ovale të premten. Burimet thonë se ndihma do të mbetet e pezulluar derisa "Trampi të jetë i sigurt se Zelenski është gati të fillojë negociatat e paqes". sa/
foto: Arkivi i MIA-s