• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bisedë telefonike Bajden - Netanjahu

Bisedë telefonike Bajden - Netanjahu

Uashington, 10 tetor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden mbrëmë bisedoi në telefon me kryeministrin izraelit, benjamin Netanjahi, biseda e tyre e parë telefonike brenda shtatë javëve. Dy liderët pritej të diskutojnë për sulmin e mundshëm izraelit të Iranit pas sulmit raketor iranian të javës së kaluar.

Nga Shtëpia e Bardhë deklaruan se edhe nënpresidentja Kamalla Haris mori pjesë në bisedën 30-minutëshe.

"Biseda ishte e drejtpërdrejtë dhe produktive", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer, duke shtuar se liderët biseduan rreth një liste të gjatë temash, prëfshirë edhe mendimet izraelite për atë se si do të përgjigjet Irani.

Ndërkohë, kabineti i netanjahut konfirmoi se kryeministri kohë më parë bisedoi edhe me ish-presidentin Donald Tramp. Republikani, i cili është në garë të ngushtë me Harisin për Shtëpinë e Bardh[, javën e kalaur iu lajmërua Netanjahut dhe "e uroi për operacionet intensive dhe vendimtare që Izraeli i kreu kundër Hezbollahut", sipas kabientit të Netanjahut.

Lindja e Afërt është në pritje të përgjigjes së Izraelit pas sulmit të kryer nga Teherani si hakmarrje për eskalimin izraelit në Liban.

Bajden paraprakisht tha se Izraeli duhet të mendojë për qëllime alternative dhe jo të godasë fusha të naftës apo lokacione bërthamore. Shtëpia e Bardhë disa herë ka bërë thirrje për ndërprerje të zjarrit, thirrje të cilat u injoruan nga Netanjahu. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR