• e mërkurë, 04 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bin Salman dhe Putin: Është e rëndësishme që së shpejti  të arrihet marrëveshje armëpushimi në Ukrainë

Bin Salman dhe Putin: Është e rëndësishme që së shpejti  të arrihet marrëveshje armëpushimi në Ukrainë

Moskë, 14 mars 2025 (MIA) - Princi i kurorës saudite, Mohamed bin Salman, në bisedën e sotme telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, e ka theksuar rëndësinë e përfundimit të shpejtë të luftës në Ukrainë dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të kontribuar në normalizimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA-së, njoftoi Kremlini. 

Bin Salman e ka theksuar rëndësinë e përfundimit të shpejtë të marrëveshjes për armëpushim në Ukrainë, ndërsa Putini vlerësoi përpjekjet ndërmjetësuese të Riadit, ku muajin e kaluar u mbajtën bisedimet ruso-amerikane në nivel të lartë.

Thuhet se liderët kanë diskutuar edhe për "çështjet aktuale të bashkëpunimit ruso-saudite brenda OPEK+" dhe e kanë theksuar rëndësinë e këtij formati për sigurimin e stabilitetit në tregun e naftës dhe gatishmërinë e tyre ndaj angazhimeve të ndërmarra brenda OPEK+.

Pas takimit në Riad në mes të shkurtit, Rusia dhe SHBA-ja ranë dakord të krijojnë kushte për rifillimin e plotë të bashkëpunimit dypalësh, të heqin kufizimet në punën e ambasadave dhe të fillojnë një proces për zgjidhjen e situatës në Ukrainë.

Në Xheda, Ukraina dhe SHBA-ja të martën propozuan armëpushim 30-të ditorë, me të cilin Putini tha se ishte dakord në parim, por se "ka nuanca". qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR