• e mërkurë, 03 korrik 2024

Bilstrom: Shpresoj se Turqia do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO muajin e ardhshëm

Bilstrom: Shpresoj se Turqia do ta ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO muajin e ardhshëm

Stokholm, 1 shtator 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë suedeze Tobijas Bilstrom sot deklaroi se edhe më tej shpreson se Turqia do ta ratifikojë kandidaturën e vendit të tij për anëtarësim në NATO muajin e ardhshëm, kur do të mbajë mbledhje Parlamenti turk, siç është arritur marrëveshje me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Samitin e Aleancës në korrik, njoftuan mediumet britanike.

Suedia ka parashtruar kërkesë për anëtarësim në NATO vitin e kaluar si përgjigje të pushtimit rus në Ukrainë, ndërsa shumica e anëtarëve të Aleancës shpejtë e kanë ratifikuar aplikimin e saj. Megjithatë, Turqia ende nuk e ka bërë këtë.

Pas presioneve disamujore, presidenti Erdogan pas samitit të NATO-s në Vilnus në korrik tha se do ta dorëzojë ratifkimin e kandidaturës së Suedisë për anëtarësim në NATO në Parlamentin turk në tetor, kur ai përsëri do të mbajë mbedhje pas pushimit veror. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR