• e martë, 24 dhjetor 2024

Bill Klinton u hospitalizua pasi pati temperaturë të lartë dhe ethe

Bill Klinton u hospitalizua pasi pati temperaturë të lartë dhe ethe

Uashington, 24 dhjetor 2024 (MIA) - Ish presidenti i SHBA-së Bill Klinton është hospitalizuar mbrëmë në Uashington pasi pati temperaturë të lartë dhe ethe.

Klinton, 78 vjeç, "është pranuar në Spitalin universitar MedStar në Xhorxhtaun, ku po kryhen analizat dhe gjendja e tij po vëzhgohet", deklaroi Angel Urena, zëvendës shefi i kabinetit të Klinton, transmetoi "En-Bi-Si". "Ai është në disponim të mirë dhe mirënjohës për kujdesin që po i jepet", shtoi Urena.

Një burim i afërt me Klintonin deklaroi se situata "nuk është urgjente".

"Ish presidenti do të jetë mirë. Ai kishte një temperaturë dhe deshi të kontrollohej. Ai është i zgjuar dhe i vetëdijshëm", tha burimi.

Klinton ka pasur probleme të shumta shëndetësore që nga largimi nga funksioni para pothuaj 25 viteve.

Në vitin 2024, ai iu nënshtrua një intervenimi për bajpas në katër arterie koronare dhe përsëri u pranua në spital në vitin 2010 për një tjetër procedurë në zemër, kur iu vendosën dy stenta në arterie koronare.

Në vitin 2021 ai u shtrua në spital për gjashtë ditë në Kaliforni për shkak të një infeksioni urologjik, që u përhap në gjakun e tij.

Klinton mori pjesë aktive në fushatën e Kamala Harisit. Ai është një nga politikanët e paktë demokratë, i cili që nga viti 1976 rregullisht ka mbajtur fjalim në çdo Konventë kombëtare demokratike. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR