Bill Gejts investon 912 milion dollarë në luftën kundër SIDËS, tuberkulozit dhe malarjes
- Fondacioni Gejts do të dhurojë 912 milion dollarë në Fondin Global për luftën kundër SIDËS, tuberkulozit dhe malarjes, njoftoi Bill Gejts, duke bërë u bërë thirrje qeverive të ndalojnë me uljen globale të financimit të shëndetësisë.
Nju Jork, 23 shtator 2025 (MIA) - Fondacioni Gejts do të dhurojë 912 milion dollarë në Fondin Global për luftën kundër SIDËS, tuberkulozit dhe malarjes, njoftoi Bill Gejts, duke bërë u bërë thirrje qeverive të ndalojnë me uljen globale të financimit të shëndetësisë.
Në ngjarje Rojters Njuzmejker (Reuters Newsmaker) në Nju Jork, Gejt deklaroi se bota ndodhet në një kryqëzim dhe paralajmëroi se miliona fëmijë mund të vdesin nëse fondet ulen shumë.
Donacioni i Fondacionit Gejts është e njejta si ajo e vitit 2022, kur Fondi Global, organizatë e pavarur me seli në Zhenevë, për herë të fundit mblodhi fonde në kuadër të ciklit trevjeçar të buxhetit.
Këtë vit vjen pas shkurtimesh të mëdha të ndihmës shtetërore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
Gejts paralajmëroi se me këtë mund të rrezikohet përparimi i cili që nga viti 2000 ka përgjysmuar vdekshmërinë e fëmijëve dhe shpëton rreth pesë milion jetë çdo vit.
Fondacioni Gejts, e themeluar në vitin 2000, është një nga financuesit më të mëdhenj globalë në shëndetësi, me fokus në parandalimin e vdekjeve të nënave dhe fëmijëve, luftën kundër sëmundjeve infektive dhe uljen e varfërisë.
Gejts më herët këtë vit njoftoi se pothuajse të gjithë pasurinë e tij, e cila vlerësohet në 200 miliardë dollarë, do ta dhurojë deri në vitin 2045, më shpejtë se sa kishte planifikuar, për shkak të nevojave urgjente në botë.
Në ngjarjen vjetore Goalkeepers, fondacioni i ndau çmimin Global Goalkeeper kryeministrit spanjoll Pedro Sançez, duke theksuar se Spanja e ka rritur kontributin e saj në Fondin Global për 12 për qind dhe në Aleancën globale për vaksina (GAVI) për 30 përqind. qa/
Foto: EPA