• e premte, 05 dhjetor 2025

Biletat më të shtrenjta për finalen e KB 2026 kushtojnë 6.730 dollarë, më të lirat 2.030 dollarë

Biletat më të shtrenjta për finalen e KB 2026 kushtojnë 6.730 dollarë, më të lirat 2.030 dollarë

Cyrih, 2 tetor 2025 (MIA) - Biletat më të shtrenjta për finalen e Kampionatit botëror në futboll në vitin 2026 kushtojnë mbi 6.000 dollarë, publikoi "The Athletic". 

FIFA ka filluar të shesë bileta për turneun që do të mbahet verën e ardhshme në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Të parët që do të blejnë bileta do të jenë ata që do të zgjidhen përmes lotarisë. Asociacioni botëror i futbollit publikoi se fituesit e lotarisë tashmë janë njoftuar ose do të njoftoh0en së shpejti me email. Raportoi se janë paraqitur 4,5 milionë aplikime. 

Tifozët mund të blejnë bileta për njërën nga katër kategoritë. Biletat më të shtrenjta për ndeshjet e fazës së grupeve, duke përjashtuar ndeshjet të cilat marrin pjesë përfaqësues të SHBA-së, janë në stadiumet në Inglvud, San Francisko dhe Nju Xhersi. 

Kategoria 1: prej 410 deri në 620 dollarë;

Kategoria 2: prej 310 deri në 465 dollarë;

Kategoria 3: prej 140 deri në 215 dollarë;

Kategoria 4: prej 60 deri në 105 dollarë;

Çmimet për finalen e Kupës së botës në Nju Xhersi janë si më poshtë:

Kategoria 1: 6.730 dollarë;

Kategoria 2: 4.210 dollarë;

Kategoria 3: 2.790 dollarë;

Kategoria 4: 2.030 dollarë;

Çmimet e biletave për ndeshjen e parë të turneut në Meksikë lëvizin nga 745 dollarë nëKkategorinë 3 deri në 1.825 dollarë në Kategorinë 1. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR