• e enjte, 10 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bild: Demokristianët me 197 vende në Bundestag, AfD me 141, Socialdemokratët me 114

Bild: Demokristianët me 197 vende në Bundestag, AfD me 141, Socialdemokratët me 114

Berlin, 24 shkurt 2025 (MIA) - Sipas rezultateve të fundit preliminare nga zgjedhjet parlamentare në Gjermani, më së shumti vota kanë fituar kristiandemokratët e Fridrih Merc (CDU-CSU), për të cilët kanë votuar 28,5 për qind e votuesve, që u sjell 197 vende në Bundestag, raportoi Bild.

Në vend të dytë sipas numrit të votave është Alternativa e djathtë për Gjermaninë (AfD) e lideres Alis Vajdel, e cila fitoi 20,5 për qind të votave dhe 141 vende në Parlamentin gjerman, ndërsa socialdemokratët e Olaf Sholc janë në vend të tretë me 16,5 për qind të votave të numëruara, që u sjell atyre 114 vende deputetësh.

Sipas rezultateve të fundit preliminare, Të Gjelbrit kanë fituar 11,9 për qind të votave, që u jep 83 vende në Parlamentin gjerman, E Majta ka fituar 8,7 për qind të votave dhe 60 vende deputetësh, ndërsa partia Arsye dhe Drejtësi (BSW) e Sara Vagenknet tejkaloi cenzusin me 5,0 për qind të votave, që i sjell 34 vende të deputetëve në Parlament.

Partia Demokratike e Lirë (FDP) është nën pragun me 4.5 për qind të votave të fituara, ndërsa të gjitha partitë e tjera që nuk e kaluan pragun kanë gjithsej 4.4 për qind të votave. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR