• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bilanci i fundit: Në tërmetet në Turqi dhe Siri jetën e kanë humbur mbi 3.000 persona, të paktën 15.500 të lënduar

Bilanci i fundit: Në tërmetet në Turqi dhe Siri jetën e kanë humbur mbi 3.000 persona, të paktën 15.500 të lënduar

Ankara, 6 shkurt 2023 (MIA)- Të paktën 3.000 persona humbën jetën në tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Numri i përgjithshëm i të lënduarve tani është më i madh se 15.500, gjithnjë në bazë të informacioneve nga Agjenci të ndryshme të lajmeve.

Të paktën 13.293 persona janë lënduar në Turqi, ndërsa 2.461 në Siri. Në Siri, madje sipas të dhënave të fundit jetën e kanë humbur 1.073 persona.

Agjencia për përballje me fatkeqësitë kumtoi se në Turqi kanë humbur jetën të paktën 2.316 njerëz.

 

QËNDRONI TË LIDHUR