• e diel, 22 dhjetor 2024

Bajden: Dhuna me armë po shkatërron komunitetet amerikane

Bajden: Dhuna me armë po shkatërron komunitetet amerikane

Uashington, 5 shtator 2024 (MIA) - Të shtënat në një shkollë të mesme në qytetin Vinder, Xhorxhia, në të cilën humbën jetën katër persona, është "edhe një përkujtues i tmerrshëm se dhuna me armë vazhdon të shkatërrojë komunitetet tona", deklaroi mbrëmë presidenti amerikan Xho Bajden.

"Xhill dhe unë jemi të pikëlluar për ata, jetët e të cilëve janë ndërprerë nga dhuna e pakuptimtë me armë, dhe mendimet tona janë me të gjithë ata fatet e të cilëve janë ndryshuar përgjithmonë”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë. "Nxënësitnë të gjithë vendin po mësojnë se si të fshihen nga kërcënimet në vend që të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë. Ne nuk do ta pranojmë këtë si normale”.

Bajden deklaroi se administrata po koordinon aktivitetet e saj me përfaqësues të qeverisë federale, shtetërore dhe vendore dhe falënderoi punonjësit në shërbimet për raste urgjente që mbajtën të dyshuarin dhe parandaluan viktima të tjera.

"Është bërë qëllimi im personal të ndaloj këtë epidemi të dhunës me armë. Kjo është arsyeja pse unë nënshkrova një dypartiak për nismën për siguri të komuniteteve - ligji më i rëndësishëm për kontrollin e armëve në dekadat e fundit - dhe zbatova dhjetëra masa ekzekutive për ta bërë atë më të sigurt. Unë gjithashtu themelova zyrën e parë të Shtëpisë së Bardhë për Parandalimin e dhunës me srmë, nën udhëheqjen e nënpresidentes Kamala Haris. Kemi bërë përparim të dukshëm, por kjo krizë kërkon përpjekje edhe më të mëdha", thuhet në deklaratën.

"Pas dekadash mosveprimi, republikanët në Kongres duhet të thonë më në fund "mjaft është" dhe të punojnë me demokratët për të miratuar ligje të arsyeshme për kontrollin e armëve. Këto masa nuk do të kthejnë ata që vdiqën tragjikisht sot, por do të ndihmojnë në parandalimin e dhunës së mëtejshme me armë që shkatërron familjet", shtoi Bajden. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR