• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bi-bi-si: Ukrainasit e kanë kaluar bregun e lumit Dnjepër, në rajonin e Hersonit

Bi-bi-si: Ukrainasit e kanë kaluar bregun e lumit Dnjepër, në rajonin e Hersonit
 

Kiev, 25 prill 2023 (MIA) – Bi-bi-si njofton se ushtarët ukrainas kanë vendosur pozita në bregun lindor të lumit Dnjepër, në rajonin jugor Herson.

Bi-bi-si Ukraina kumtoi se burimet e saj ushtarake kanë raportuar "lëvizje përmes lumit Dnjepër", në afërsi të qytetit Herson, qendër e rajonit me emrin e njëjtë i cili pjesërisht është nën kontrollin rus.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në raportin e saj të rregullt javor potencon se "pamjet e locuara gjeografike të publikuara më 23 prill tregojnë se forcat ukrainase veprojnë në rajonet në veriperëndim të Oleshkit, në bregun lindor të Dnjeprit".

ISW shton se nuk ka informacione të mjaftueshme për t'u analizuar vëllimi i avancimit ukrainas - ose qëllimet e mëtejme të ushtrisë ukrainase.

 

 

Bllogeri ushtarak rus Vargonzo dje ka publikuar se ushtarët ukrainas "po përpiqen të pushtojnë një strehimore të ishullit Bolshoj Potemkin", që ndodhet midis kanalit të ri dhe të vjetër Dnjepër.

Natalia Humenjuk, zëdhënëse e Komandës jugore ukrainase, as nuk i konfirmoi dhe as nuk i përgënjeshtroi informacionet se forcat ukrainase kanë siguruar kryeurë në bregun lindor. Ajo për TV kanalet ukrainase deklaroi se "puna e mundimshme vazhdon".

"Operacioni ushtarak kërkon heshtje informative derisa nuk është mjaftueshëm e sigurt për ushtrinë tonë", potencoi zëdhënësja.

Vlladimir Saldo, shef i rajonit të Hersonit të emëruar nga Rusia, para dy ditësh deklaroi se "nuk ka pasur kryeurë në bregun e majtë (lindor) në afërsi të Oleshkit, ose në cilindo vend tjetër", nga ajo anë e urës.

Rusia i ka mohuar akuzat, por nëse raportet se Ukraina ka siguruar një urë në bregun lindor janë të vërteta, kjo mund të jetë një ndihmë e rëndësishme për Kievin në përpjekjen e tij për të tërhequr trupat ruse. Përparimet e Ukrainës në zonë, në të ardhmen, madje mund të ndërpresin korridorin tokësor në gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014, raporton Bi-bi-si.

QËNDRONI TË LIDHUR