• e premte, 04 tetor 2024

Bi-Bi-Si: Tanke dhe automjete të blinduara po lëvizin drejt qytetit të Gazës

Bi-Bi-Si: Tanke dhe automjete të blinduara po lëvizin drejt qytetit të Gazës

Gaza, 31 tetor 2023 (MIA) - Tanket izraelite dhe automjetet e blinduara izraelite po lëvizin vazhdimisht drejt qytetit të Gazës dhe tashmë kanë hyrë në zonat veriore, raporton sot Bi-Bi-Si.

Servisi publik britanik transmeton se ushtria izraelite (IDF) nuk jep shumë detaje për këtë temë, përveç se po zgjeron operacionet tokësore.

Megjithatë, mediat britanike njoftojnë se IDF-ja beson se Hamasi ka rrjet të shumtë tunelesh që i përdor si qendra komandimi dhe kontrolli.

"Siç dëgjuam nga kolegët tanë, forcat izraelite kanë pushtuar periferitë veriore të qytetit të Gazës dhe ka automjete të blinduara në të dy anët e dy bulevardeve që çojnë nga veriu në jug. Një rrugë kalon përgjatë bregut, nga veriu i qytetit të Gazës, ndërsa tjetri shkon drejtpërdrejtë përmes Rripit apo drejt jugut të qytetit", thonë nga Bi-Bi-Si.

"Ajo që për momentin është e paqartë është se çfarë do të ndodhë me civilët. E dimë që ka qindra banorë që nuk e kanë dëgjuar thirrjen e Izraelit që të zhvendosen në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Duket se ata që mbetën në qytet tani janë ngujuar aty", shkruan Bi-Bi-Si.  qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR